Ilir Meta në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp

Presidenti Ilir Meta do të dalë sërish në një konferecnë për shtyp, e pasuar nga akuzat e forta midis tij dhe kryeministrit Edi Rama për ngërccin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, shkruan topchannel.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, Meta deklaroi sot se “përpjekja për të dhunuar Kushtetutën në përpjekje për të kapur përfundimisht të gjithë sistemin e drejtësisë me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, janë të dështuara, janë të vdekura”.

Pas kësaj deklarate, në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend, Rama akuzoi Metën se është kthyer kundër reformës në drejtësi dhe po sulmon ambasadat në Tiranë.

Pak minuta më parë, Kuvendi miratoi edhe rezolutën që kundërshton vendimin e Presidentit për të emëruar Marsida Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese, duke shmangur Arta Vorpsin, e cila siguroi pikët masikmale nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Konferenca e Presidentit pritet të nisë në orën 14:00.