Ilaçet e rreme. Industria globale që po ju rrezikon jetën

Në fund të vitit 2012, 60 njerëz vdiqën në dy qytete në Pakistan pas shurupit të kollës, që e pinë për të ardhur në qejf.

Testet në Pakistan treguan se ilaçet duket se përmbanin sasinë korrekte të përbërësit aktiv, por testet e mëtejshme zbuluan diçka që nuk duhej të ishte aty. Levomethorphan, një lëndë kimike 5 herë më e fortë se morfina, ishte përbërësi që kishte shkaktuar vdekjen.

Në shtator 2013, 44 fëmijë në Paraguaji u pranuan në spital me vështirësi në frymëmarrje. Doli që fëmijët kishin marrë të gjithë shurup kolle dhe hetuesit më vonë zbuluan se kjo gjë erdhi nga i njëjti grup që kishte shkaktuar vdekjen në Pakistan.

Mjekët në Paraguaj ishin në gjendje të administronin një antidot dhe t’i shpëtonin fëmijët. Një paralajmërim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë renditi ilaçet e fabrikës indiane që mund të ishin të kontaminuara. Deri atëherë përbërësi ishte transportuar në vende të shumta në Evropë, Afrikë Veriore, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine. Ajo tashmë ishte bërë ilaç kolle në Kolumbi dhe Peru, por këto vende e ndaluan para se të mund të arrinin pacientët. Grupi që shkoi në Lindjen e Mesme nuk mund të gjurmohej.

Në këtë rast, një ilaç i cilësisë së dobët u zbulua sepse efektet e tij ishin të dukshme. Një ilaç pa përbërës të mjaftueshëm aktiv ndoshta është një shans i fortë për të arritur pacientët anembanë botës pa u zbuluar.
Kjo është një histori se si prodhimi dhe shpërndarja e ilaçeve sot është një çështje e tillë komplekse dhe e globalizuar, saqë shpesh është e vështirë të gjurmohen aty ku vijnë ilaçe të rreme ose substandarde dhe ku shkojnë.

Ky është një shembull se si këto ilaçe mund t’ju sëmurin ose edhe t’ju vrasin.