Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një komunikate kanë bërë apel që qytetarët të kenë kujdes nga rriqrat.
IKSHPK ka njoftuar se rriqrat tashmë kanë filluar të pickojnë.
Njoftimi i plotë:
“Kujdes nga pickimi i rriqrave sepse ato nuk fluturojnë as nuk i afrohen njerëzve”
Instituti Kombëtar rekomandon qytetarët për sivjet:
- Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
- Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
- Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
- Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
- Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
- Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
- Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
- Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
- Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.