IKD: Buxheti u dëmtua mbi dy milionë euro, për tri vjet janë parashkruar mbi 170 mijë lëndë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, ka publikuar raportin: “Amnistia e ligjshme e milionave të kundërvajtjeve”.

IKD-ja ka gjetur se për 3 vjetët e fundit janë parashkruar mbi 170 mijë lëndë në të gjitha gjykatat e vendit.Përderisa buxheti i shtetit del se është dëmtuar me mbi 2 milionë euro.

Betim Musliu nga IKD-ja, tha se trajtimi i kundërvajtjeve duhet të bëhet me efikasitet, në mënyrë që të evitohen mundësitë që këto lëndë të parashkruhen.Sipas tij, praktika tregon se këto raste nuk trajtohen dhe zgjidhen me kohë./EO/