Igli Tare kontakton drejtuesit e Barcës, interesohet për Malcom

Skuadra italiane, Lazio është interesuar për shërbimet e yllit të Barcelonës. Malcom nuk ka kaluar momente shumë të mira me Barcelonën, duke pasur mungesë të minutave në pjesën e parë të këtij sezoni. Situatën e keqe duket se duan ta shfrytëzojnë skuadra nga kryeqyteti i Italisë, Lazio, të cilët thuhet se kanë pyetur për Malcom, shkruan “Sport”, transmeton lajmi.net. Italianët duan ta transferojnë lojtarin në formë huazimi për pjesën e mbetur të edicionit 2018/19. Është Igli Tare ai që ka kontaktuar drejtuesit e kampionëve të Spanjës për të pyetur për lojtarin brazilian. Ky do të ishte një shans i mirë për Malcom i cili do të mund të zhvillohej si lojtar, gjithashtu të luftonte me Lazion për një vend në top katërshen e Serie A.