Ibrahim Dresevic në formacionin e muajit në Holandë

Mbrojtësi i Kosovës, Ibrahim Dresevic, ka pasur një muaj (gusht) mjaft të mirë me skuadrën e Heerenveen.

Lojtari i qendrës së mbrojtjes, ka regjistruar disa paraqitje mjaft të mira, duke tërhequr vëmendje të madhe me lojën e tij.

Me skuadrën e Heerenveen, Dresevic ka arritur që të shënojë edhe dy gola spektakolar nga distanca, gola që bënë bujë të madhe në rrjetet sociale.

Me Kosovën lojtari nuk arriti që të regjistronte debutimin e tij, por sigurisht me këtë tempo të paraqitjeve ai do ta fitojë debutimin, përcjell lajmi.net.

Lojtari është përfshirë në formacionin më të mirë të muajit gusht në Eredevisie, formacion që është zgjedhur nga statistikat e ‘OPTA Sports’.

Më poshtë mund ta shihni formacionin më të mirë të muajit gusht.