I mbijetuari i masakrës: Kam shumë dhimbje, ju lutem lutuni për mua dhe vajzën

Një burrë i plagosur në sulmin terrorist të Zelandës së Re ka postuar një video prekëse në mediat sociale, ku ju kërkon njerëzve që të luten për të dhe vajzën e tij.

Vajza ndodhet në spital, e plagosur rëndë.

Wasseim Alsati, i cili u transferua në Zelandën e Re nga Jordania pesë vjet më parë duke shpresuar për një jetë më të mirë për familjen e tij, i kërkoi të gjithë të luteshin për vajzën e tij pesëvjeçare në video.

Alsati u qëllua tri herë në sulmin në të cilin humbën jetën 50 persona të pafajshëm gjatë faljes së namazit më 15 mars. Vajza e tij, Allen u qëllua nga terroristi më shumë se një herë.

Bashkë me videon, Alsati shkruante:

Kam shumë dhimbje sot… Me ka qëlluar tre herë. Ju lutem lutuni për mua dhe vajzën time. Nuk ju përgjigjem dot të gjithave mesazheve. Faleminderit për mirëkuptimin.”