I DASHURUARI!

Miq të dashur, ai që thotë jam i dashuruar, nuk është i dashuruar !
Dashuria i ka shenjat e veta. Kur hyn në fushën e saj, dalin në pah disa ndryshime.

I dashuruari, duhet të ushqej dashuri dhe muhabet ndaj Allahut, duhet të jetë i butë dhe i mëshirshëm ndaj krijesave të Tij. Pastaj duhet ta dojë edhe Pejgamberin (s.a.v.s.) dhe të kapet fort pas sunnetit të tij. Urdhëresat e Allahut duhen të jenë kërkesat më të dashura të tij, t’i veproj ato jo duke përtuar, por me një kënaqësi dhe lumturi. Njëkohësisht të largohet nga veprimet që Allahu i ka ndaluar dhe të mjaftohet me kufijtë që Ai i ka caktuar.
Fitimi i të dashuruarit duhet të jetë hallall, kafshata e bukës hallall, rrobat hallall, dhe vendi ku jeton të jetë hallall.
I dashuruari, asnjëherë nuk duhet të gënjejë, gjithmonë të jetë i drejtë dhe të këshilloj për drejtësi.
I dashuruari, nuk duhet të jetë dorështrënguar, pasurinë hallall duhet ta harxhoj në rrugë të Allahut dhe ta ndajë atë me nevojtarët.
I dashuruari, duhet të jetë i durueshëm në adhurimet e tij, të jetë i durueshëm në fatkeqësi dhe me njerëzit që e provokojnë (ngushtojnë) atë.
I dashuruari, nuk e humbë takimin pesë herë në ditë me të Dashurin e tij. Këtë takim nuk e shikon si diçka të dhunshme, përkundrazi e kupton që takimi me Allahun është një vlerë, që Allahu ia ka lejuar të takohet me Të.
I dashuruari, falë namaz nate të bollshme, sepse e di që në namazet e natës, sekretet mbeten të mbyllura!
I dashuruari, nëse është i pasur, ai e di se do të sprovohet me mallin e tij. Pasuria e dunjasë për ne nuk është shpërblim, por është sprovë. Nuk lëshohet në pasurinë dhe luksin e kësaj bote, prej frikës se pas vdekjes do të thotë: “Pasurinë nuk e ndava, ah sikur të  mos kisha pasuri dhe mos të isha përgjegjës për të.
I dashuruari, edhe trupin edhe mendjen duhet ta ketë të pastër. Duhet ta pastroj zemrën prej së keqes, mendjemadhësisë, urrejtjes, përgojimit, shpifjes, lakmisë për post dhe dashurisë për dunjanë.
I dashuruari, largohet nga dhuna dhe i frikësohet lutjes së atij, të cilit iu është bërë padrejtësi.
I dashuruari, duhet të largohet nga ngopja e tepërt. Mos të ulet në tryezë pa qenë i uritur dhe të ngritet ende pa u ngopur. Duhet të di se këtë trup sa do ta ushqej, aq do të lidhet me këtë dunja.
I dashuruari, nuk duhet të fle shumë, duhet të di se në këtë botë nuk kemi ardhë për të fjetur, por për t’u zgjuar dhe punuar vepra të mira. Dhe i dashuruari nuk duhet të flasë shumë, sepse e di që fjala është argjend, por heshjta është ari.
I dashuruari, nuk duhet t’i tregoj çdokujt që është në gjendje dashurie, vetëm se njerëzit kur e shikojnë do ta kuptojnë vet se ky njeri ka rënë në dashuri.
I dashuruari, nuk miqësohet me ata që janë të pavëmendshëm, të pakujdesshëm për gjendjen e tij dhe janë me zakone të këqija.
I dashuruari, nuk e do askënd për nefsin (pasionin) e tij dhe nuk e urrenë askënd për nefsin e tij.
I dashuruari, kur ka mundësi shkon te të afërmit për vizitë, të sëmurit dhe interesohet për gjendjen e tyre. I dashuruari i viziton shpesh varrezat, dhe i kupton pasojat dhe gjendjet e tyre në këtë botë.
I dashuruari, duhet të jetë i kënaqur prej të Drejtit (Allahut), t’iu nënshtrohet Atij dhe të vrapoj pas çdo pune të mire pa u ankuar.
I dashuruari, duhet të ketë kujdes kohën mos ta shpenzoj kot dhe të largohet nga punët që Allahu nuk i do.
I dashuruari, turpin e askujt nuk ia përplasë në fytyrë, duhet të di t’i mbajë sekretet dhe të mos tregojë çdo gjë që i vjen në gojë.

Nëse dalim në rrugë dhe i pyesim njerëzit:
“Të gjithë janë të dashuruar, por kush ka argument?!”

KUSH I POSEDON KËTO SHENJA?

Përktheu dhe përshtati nga turqishtja: Elif Kera