I caktohet masa e paraburgimit të miturit që u kthye nga Siria

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka caktuar masën e paraburgimit ndaj një të mituri me inicialet R.T në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale – bashkimi ose pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë  e huaj, formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Klankosova.tv merr vesh se i dyshuari është njëri prej të arrestuarve që mbrëmë janë riatdhesuar nga Siria në Kosovë, ndërkaq të therët pritet që nesër të dalin para gjykatës.