Hysaj fiton derbin me Strakoshën e Berishën

Napoli ka arritur një fitore mjaft të vlefshme kundër Lazios, duke ndjekur kështu Juventusin i cili mposhti Chievon sonte në Verona. Jugorët fituan me përmbysje 2-1 ndaj kryeqytetasve duke marrë 3 pikët e para për këtë sezon. Në minutat e parë të pjesës së parë Lazio ishte shumë më e mirë dhe më kërkuese për të shënuar golin e parë. Ai erdhi vetëm në minutën e 26 ku Ciro Immobile shënon një gol të bukur.

Pas pësimit të golit Napoli vihet në kërkim të barazimit të rezultatit dhe këtë e arrin në minutat shtesë të pjesës së parë, me autor Milik.

Në pjesën e dytë Napoli ishte më kërkues. Ata vazhdimisht bënin presion në drejtim të portës se Strakoshës dhe kjo u shpërblye në minutën e 58-të. Ishte Insigne që shënoi një supergol për Napolin që  arriti ta mbrojë deri në fund.

Me këtë fitore Napoli rënditet në vendin e dytë, me pikë të njëjta me Juventusin.

Në “Olimpico” ishte dhe një derbi shqiptarësh me Elseid Hysaj që shihte si kundërshtarë Thomas Strakoshën, ndërkohë që Valon Berisha i transferuar këtë verë te Lazio e pa sfidën nga tribuna./oranews