Humbi tre anëtarët e familjes nga tërmeti, Rama: Çfarë të duash ti dhe si të duash do të bëhet

Kryeministri shqiptar Edi Rama ishte sot në dy familje të prekura nga tërmeti, familjen Meçja dhe Gjana.

Këto dy familje janë akomoduar në shtëpitë e reja, ndërsa kryeministri Rama premtoi gjithçka mundet për ta.

Ajet Meçja humbi tre njerëzit më të shtrenjtë, bashkëshorten, vajzën dhe mbesën, ndërsa tregon se dhimbja vijon të jetë shumë e madhe për këto humbje.

“Gjyshja ime thoshte që vdekja zgjedh dhe nuk pyet për radhë dhe shpesh herë zgjedh më të mirë. Për një të keq merr disa të mirë. Ajo që na mbetet ne është të jemi afër, të bëjmë maksimumin. Kemi marrë edhe këto masat e mbështetjes financiare”-tha Rama.

“Nëse mund ta ndaja kohën time midis vajzave të djalit në Itali, dosja që sikur të kishte një hapësirë ligjore që të më mundësohej ai pensioni që është parashikuar, nëse ka hapësirë ligjore”-pohoi Ajet Mecja.

“Miku im, hapësirën ligjore e bëjnë njerëzit nuk e bën zoti. Zoti bën të tjera gjëra që ne nuk i kemi bërë. Kështu që çfarë të duash ti do bëhet si të duash ti do të bëhet”-theksoi Edi Rama.