Humbë jetën 27 vjeçari si pasojë e kontaktit me energji elektrike

Të premten (19 korrik, 2019) një 27 vjeçar nga komuna e Kamenicës është gjetur pa shenja jete në fshatin Breznicë.

I njëjti është raportuar si person i zhdukur nga data 17 korrik 2019, transmeton Klan Kosova.

“Më 19 korrik 2019, dyshohet se një person, i moshës 27 vjeçare, nga komuna e Kamenicës, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, në një trafo elektrike, në fshatin Breznicë, ka humbur jetën”.

“I njëjti është raportuar si person i zhdukur nga data 17 korrik 2019. Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në IML, në Prishtinë”.