Humb jetën 16-vjeçarja në Gjilan, dyshohet se e mbyti rryma

Një 16-vjeçare nga fshati Capar i Gjilanit ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Gjatë ditës së sotme 16-vjeçarja M.I, (emër i njohur për redaksinë) nga fshati Capar i Gjilanit ka ndërruar jetë.

Dyshohet se e mitura ka vdekur si pasojë e kontaktit me rrymë.

Burime të lajmi.net, bëjnë me dije se e mitura kishte hyrë në banjo për gjëra higjienike dhe kishte gjetur vdekjen.

“Ka vdes për shkak të kontaktit me rrymë. Ka hy në banjo për gjëra higjienike. Mandej e ka hetu motra e vet edhe kur e kanë dërgu në spital ka qenë pa shenja jete”, kanë bërë të ditur burime të lajmi.net.

Vdekjen e të miturës e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Gjilanit.

“Po rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë edhe prokurori ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet në Prishtinë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë”, ka deklaruar për lajmi.net, Liridona Xheladini, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Ajo ka thënë se momentalisht nuk kanë ndonjë informacion shtesë.