Humanizmin mos e kërkoni në Nju Jork apo Gjenevë, ate e gjeni te… (Video)

A Rohingya boy carries a child after after crossing the Bangladesh-Myanmar border in Teknaf, Bangladesh, September 1, 2017. REUTERS/Mohammad Ponir Hossain - RC1AE87D0700

Masakrat e kryera ndaj muslimanëve nga ushtria budiste e Mianmarit ka bërë që e gjithë bota të tronditet nga skena tmerri ndaj civilëve – grave dhe fëmijëve.

I vetmi Bangladeshi është vendi i cili i ka ofruar strehim këtyre njerëzve të persekutuar, por vendi nuk ka kapacitetet për ti strehuar pothuajse 1 milion banorët e provincës Rakhine.

Banorët e Bangladeshit kanë dalur në kufi për ti pritur refugjatët të cilët kanë kryer një rrugë të gjatë, pa ngrënë e pa pirë.

Ata janë njerëz me të ardhura të pakta – taksist dhe pronar dyqanesh të vogla. Por zemrat e tyre kanë të gjera. Ata kanë mbushur thasët me ushqime për t’ua dhuruar refugjatëve, në mënyrë krejt vullnetare.

Prandaj, humanizmi nuk e ka selinë as në Nju Jork e as në Gjenevë, e as në Bruksel. Ai e ka vendin diku thellë në zemrat tona, dhe ne nuk do të ngurojmë ta shfaqim te ju, sa herë që dikush ta shfaqë, kudo! /MESAZHI/