Hulumtuesit për kurën e kancerit – fitues të Çmimit Nobel për Mjekësi

Mjekët dhe shkencëtarët amerikanë dhe japonezë James P. Allison dhe Tasuku Honjo janë fituesit e Çmimit Nobel të këtij viti në Mjekësi, raporton Anadolu Agency (AA).

Komiteti për Çmimin Nobel ka njoftuar se Allison dhe Honjo kanë kontribuar shumë në mjekësi dhe kanë arritur një pikë kthese në luftën kundër kancerit.

Dyshja fituese e çmimit ka krijuar një terapi të re kundër kancerit, një seri strategjish për të penguar inhibimin e sistemit imunitar të pacientit.

Çmimi Nobel është një çmim vjetor që ndahet në fushën e mjekësisë, shkencës, letërsisë dhe paqes dhe bazohet tek shpikësi i dinamit Alfred Nobel.