HRW: Ky është Guantanamo i Egjiptit

Egjipt, Kajro

Autoritetet egjiptiane në burgun famëkeq al-Aqrab (Scorpion) kanë abuzuar me të burgosurit në mënyra të tilla që kanë çuar në vdekjen e tyre. Ky është vlerësimi nga një raport i ri i Humans Rights Watch.

Raporti 80-faqesh, i lëshuar të mërkurën, është i bazuar në intervistat me 20 të afërmit e të dënuarve, avokatët, një ish i burgosur dhe fotografi të shumta.

Sipas raportit, është vlerësuar se mijëra persona janë duke u mbajtur në burg, kryesisht të burgosur politikë dhe kritikë të regjimit.

“Stafi në burgun Scorpion rrahin rëndë të burgosurit, i izolojnë ato në qeli të imta, dhe ua ndalojnë atyre vizitat familjare”, thuhet në raport. Por brutaliteti nuk mbaron këtu. Të burgosurve u është privuar edhe kujdesi shëndetësor, dhe si pasojë kanë gjetur vdekje shumë nga të burgosurit.

“Dëshmitë e trajtimit mizor dhe çnjerëzor nga zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të Egjiptit shkelin normat themelore ndërkombëtare për trajtimin e të burgosurve, ” thuhet më pas në raport.

Të burgosurit e al-Aqrab, i cili është quajtur Guantanamo e Egjiptit janë duke u mbajtur në qeli, pa shtretër, pa qasje në mjete themelore higjienike, dhe trajtim adekuat mjekësor. /MESAZHI/

 

SHPËRNDAJE