Hoyt Brian Yee brenda dy javëve dy vizita në Kosovë

Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee, do të qëndrojë për vizitë nesër në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur zyra e Presidentit, me ç’rast ka njoftuar se Hoyt Yee në orën 09:00 do të pritet në takim nga presidenti Hashim Thaçi.

“Nesër, në orën 09:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Zëvendës-Ndihmës Sekretarine Shtetit ,përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee”, thuhet në njoftim.

Kjo është hera e dytë që brenda dy javëve Hoyt Brian Yee viziton Kosovën, ndërkaq nuk dihet se cila është arsyeja e kësaj vizite.