Hoxhë Halil Kastrati dhuron edhe 10 shtëpi në Lipjan

Dhurohen çelsat e 10 shtëpive të reja për familjet nevojtare në Komunen e Lipjanit

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me Hoxhën Halil Kastrati kanë bërë shpërndarjen e qelsave të 10 shtëpive që janë ndërtuar në territorin e Komunës së Lipjanit për familjet me nevojë.
Me këtë rast i pari i Lipjanit, Kryetari Ahmeti tha se sot ndihemi mirë që sot gëzojmë 10 familje dhe ndihemi mirënjohës që ndaj shoqatës bëmirëse Jetimët e Ballkanit me Hoxhë Halil Kastrati që ka bërë një punë të shkëlqyeshme në Lipjan.
Kryetari Ahmeti po ashtu ka pohuar se edhe këtë vit do të vazhdojmë ti ndihmojmë familjet me nevojë në të gjithë teritorrin lipjanas.

Ndërsa Hoxhë Halil Kastrati është shprehur mirënjohës ndaj Kryetari Ahmeti dhe Komunës së Lipjanit për gadishmërinë për ti ndihmuar familjet, duke shpresuar se edhe vitin 2020 do të vazhdojë bashkpunimi me Komunën e Lipjanit.

Kujtojmë se ndërtimi i këtyre shtëpive u mundësua nga bashkëfinancimi i Komunës së Lipjanit dhe shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.
Përfituesit e këtyre shtëpive janë shprehur tejet falenderues dhe mirënjohës ndaj Komunës së Lipjanit dhe shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” që jetësuan ndërtimin e këtyre shtëpive.