Hoxhë Elvis Naci për “Halloween”: Zoti i ka krijuar fëmijët si engjëj, mos i shëmtoni ata!

Hoxha Elvis Naci ka folur rreth festës së sontme e njohur si ‘Nata e Shtrigave’ (Halloween), e cila po shënohet edhe në Kosovë.
Ai i ka lutur prindërit që të mos i shëmtojnë fëmijët e tyre, ngase kjo është festë e shejtanit.

Ky është mesazhi i hoxhës Elvis Naci për Halloween:

“Sot mund te shikosh normalishte femije me simbole shejtaneske per shkak te festes se Halloween, Prinder te nderuar i Madhi Zot i ka krijuar femijet si engjej mos i shemtoni ato se i keni amanet! Kjo feste eshte e shejtanit kurse ne jemi te Rrahmanit (Gjithemeshirshmit)”, ka shkruar Elvis Naci.