Hoxhaj takon kryetarin e Preshevës, e informon për dialogun dhe takimin me Mogherinin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar në Prishtinë, kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit rreth dialogut Kosovë-Serbi. Hoxhaj e ka informuar Arifin rreth takimit të fundit të delegacionit shtetëror të Kosovës në Bruksel me Shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Frederika Mogherini, si dhe cilat janë pritjet e Kosovës në këtë dialog, transmeton lajmi.net. Një nga temat që do të jetë prioritet i Kosovës është adresimi i të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi duke kërkuar reciprocitet të plot me të drejtat e serbëve të Kosovës. Të dy janë pajtuar që të koordinohen na vazhdimësi lidhur me dinamikën, temat dhe diskutimet në dialogun Kosovë – Serbi.