Hoxhaj: Kosova përkrah Turqisë në këto momente të vështira

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një statusi në Facebook u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave që mbetën të vrarë nga sulmi i mbrëmshëm në Gazintep të Turqisë. Gjithsej 50 persona u raportua se kanë mbetur dhe 100 të tjerë janë plagosur.

Hoxhaj në status ka shkruar se populli i Kosovës përkrahë Turqinë në këto momente të vështira.

Ja statusi i plotë:

Jam thellësisht i tronditur dhe e dënoj sulmin e mbrëmshëm terrorist në Gaziantep të Turqisë. Shpreh ngushëllimet e mija dhe qeverisë së Kosovës për jetërat e humbura, të lënduarit dhe familjet e tyre. Kosova dhe populli i saj janë përkrah Turqisë dhe solidarizohen në këto momente të vështira. EH