Hoxha i ‘4 Llullave’: “E formojmë qeverinë tonë më shpejt se politikanët”

Në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) do të mbahen zgjedhjet në nivel lokal, për këtë arsye nga çdo xhami duhet votuar imami dhe dy persona nga xhemati ( personat që falen ne xhami).

Në këtë xhuma ka qenë përzgjedhja e këtyre personave. 

Në xhaminë “katër llullat”, imami Husamedin Abazi pasi tregoi që sot do të përzgjidhen këta dy persona tha se ndoshta Ne e formojmë “qeverinë tonë”, më shpejt se politikanët ( duke u atribuar tek vonesat e formimit të koalicionit në mes të VV-së dhe LDK-së), ka thënë Abazaj.