Houfman i dorëzon detyrën drejtorit të ri të KFOR-it

Në një ceremoni solemne, ish-drejtori i Ekipit Këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, Ralf Houfman ka dorëzuar detyrën te pasardhësi.

Houfman pasi u nderua me disa medalje për periudhën e shërbimit në Kosovë, i kaloi obligimet drejtorit të ri, Uve Becker, raporton Indeksonline.

Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ambasadori amerikan, Greg Delawie.