Hoti thotë se Telekomi po falimenton për shkak të punësimeve të militantëve

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se kriza në Telekom është thelluar nga punësimet pa kritere.

Hoti ka theksuar se Telekomi nuk është në falimentim për shkak se nuk ka treg, por për shkak të kontratave të dëmshme me kompani private, raporton lajmi.net.

“Këto kontrata janë bërë për të shkatërruar Telekomin dhe për të bërë përfitime të caktuara. Mbrojtja e Telekomit në arbitrazh është neglizhu, për shkak të borxhit Z-mobile po e mbanë varur”, ka deklaruar Hoti.

Arsye tjetër e falimentimit sipas tij, është punësimi i militantëve në Telekom dhe për shkak të qindra lëndëve që i kanë në gjykata.