Hoteli përfshihet nga flakët, 17 të vdekur në Delhi

Të pakën 17 persona, përfshirë dhe një fëmijë kanë vdekur nga zjarri që shpërtheu në një hotel në Delhi mëngjesin e së martës.

Disa njerëz janë hedhur nga kati i katërt për të shpëtuar jetën nga flakët.

Zyrtarët njoftuan se rreth 35 veta u shpëtuan në hotel. Disa prej tyre janë plagosur dhe u dërguan në spital.

Hotel Arpit Palace ndodhet në Karol Bagh, një zonë e populluar me turistë.

Ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes.

Mediat lokale raportojnë se shumica e të njerëzve vdiqën nga asfiksimi.