Hollandë- Vritet avokati i një dëshmitari shtetëror

Një avokat hollandez është qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Amsterdam. Krimi ishte brutal-shkruan policia.

Derk Wiersum, 44 vjeç, ishte avokati i një dëshmitari shtetëror në një çështje kundër anëtarëve të një bande të madhe droge, të cilët akuzohen edhe për pesë vrasje të tjera midis viteve 2015 dhe 2017, shkruan top channel.

Një i dyshuar i maskuar me kapuç u largua me këmbë.

“Me këtë vrasje brutale, është kapërcyer një kufi i ri: tani edhe njerëzit thjesht duke bërë punën e tyre nuk duken më të sigurt”- tha shefi i policisë Erik Akerboom.

“Hollanda është kthyer në një narko-shtet. Krimi i organizuar ka marrë plotësisht kontrollin”- u shpreh Jan Struijs, anëtar i sindikatës së policië NPB.

SHPËRNDAJE