Holandë – Shtëpitë do të ngrohen me hidrogjen

Hidrogjeni, i cili përdoret gjerësisht në industri, do të testohet për herë të parë edhe në ngrohjen e shtëpive.

Një kompleks me pallate në qytezën Rozenburg të Roterdamit, qyteti i dytë më i madh në Holandë, duke filluar që nga janari do të ngrohet me hidrogjen.

Në kompleksin e përbërë nga disa blloqe të ndara janë ndërtuar edhe dy kaldaja për ngrohje qendrore që punojë me hidrogjen.

Hidrogjeni do të merret nga një depo e instaluar përkohësisht jashtë ndërtesës dhe do të transferohet në kazanët e ngrohjes.

Sipas ekspertëve, prodhimi i hidrogjenit është shumë i lehtë, pasi nevojitet vetëm ujë dhe energji elektrike e përfituar me mjete të qëndrueshme.

Meqenëse nuk lëshon dyoksid karboni kur digjet, hidrogjeni nuk shkakton as ndotje të mjedisit. Prandaj, shihet si alternativa më e rëndësishme e gazit natyror.

Por fakti që hidrogjeni është një substancë shpërthyese, ajo që të vjen menjëherë në mendje është problemi i sigurisë.

Sipas menaxherit të projektit, Albert van der Molen, nuk ka problem sigurie në ngrohjen e shtëpive me hidrogjen.

Duke vënë në dukje se edhe gazi natyror është një lëndë shpërthyese, van der Molen thekson se ashtu si në rastin e gazit natyror, edhe tek përdorimi i hidrogjenit, një rrezik i tillë mund të parandalohet duke marrë masat e duhura.