Holanda voton, zgjedhjet konsiderohen “barometri i Evropës”

Holandezët, shumica e të cilëve janë ende të pavendosur pas një fushate të shënuar nga çështjet e identitetit dhe kriza diplomatike me Turqinë, filluan të votojnë sot për zgjedhjet legjislative të konsideruara si një barometër i populizmit në Evropë.

Këto zgjedhje, një nga shkaqet kryesore të krizës së ditëve të fundit, po mbahen nën hijen e qëndrimit racist kundër ministrave turq.

Ngjyra e votave të holandezëve do të përcaktohet nga dy faktorë të rëndësishëm, ekonomia dhe problemi i refugjatëve.

Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD) e Kryeministrit Mark Rutte kryeson sondazhet e fundit me një diferencë të vogël.

VVD-ja ndiqet me një pikë diferencë nga Partia për Liri (PVV) e ekstremit të djathtë, e cila drejtohet nga islamofobi dhe turkofobi Geert Wilders.

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve në Holandë do të përcaktojnë të ardhmen e vendit në Bashkimin Evropian dhe fuqizimin ose jo të erës raciste. Kjo për vetë arsyen se Geert Wilders, që karrierën e tij politike e ka ndërtuar mbi racizmin dhe islamofobinë, është pro divorcit nga BE-ja.

Rreth 12,9 milionë votues mund të shprehin pëlqimin e tyre deri në orën 21:00 në mijëra qendra votimesh të vendosura në gjithë vendin. /trt/