Historia e ujqërve brenda nesh!

Një ditë kryeplaku konstatoi se ka ardhur koha për t’i mësuar nipit të tij një mësim të mirë për jetën. Ai e çon atë në pyll, dhe ulet nën një pemë të vjetër, e aty nis e shpjegon, “Biri, ka një luftë që ndodh brenda mendjes dhe zemrës për çdo qenie njerëzore që është e gjallë.

Edhe pse unë jam kryeplaku, mjeshti i mençur e i vjetër, udhëheqësi i popullit tonë, po e njëjta luftë ndodhë shpesh brenda meje. Nëse nuk e di se beteja po ndodhë, kjo do të të dërgoj drejt pasigurive dhe dështimit.

Ti kurrë nuk do ta kuptosh se çfarë drejtimi duhet të marrësh. Ti ndonjëherë do të fitosh shumë, dhe pa e kuptuar fare pse, do të humbasësh, do të hutohesh dhe frikësohesh.

Nëse nuk e kupton forcën e së mirës dhe së keqes, jeta jote do të kalojë nëpër një trazirë të madhe.

“Puna është kështu: Mendoje sikur dy ujqër të mëdhenj jetojnë brenda teje; njëri është i bardhë dhe tjetri është i zi. Ujku i bardhë është i mirë, i sjellshëm dhe nuk bën dëm. Ai jeton në harmoni me gjithçka që ndodhet rreth tij dhe nuk shkel askënd. Ujku i mirë, merr forcë nga ajo se kush është dhe çfarë është i aftë të bëjë, lufton vetëm kur është e drejtë ta bëjë këtë dhe kur ai duhet të detyrohet të mbrojë veten ose familjen e tij dhe madje edhe atëherë ai e bën atë në mënyrën më të drejtë. Ai nuk devijon kurrë nga natyra e tij.

“Por ka edhe një ujk të zi që jeton brenda meje, dhe ky ujk është shumë më ndryshe. Ai është i zemëruar, i pakënaqur, xheloz dhe i frikësuar. Problemi më i vogël do ta vendosë atë në gjendje të zemërimit. Ai lufton me të gjithë, gjatë gjithë kohës, pa asnjë arsye. Ai nuk mund të mendojë qartë, sepse lakmia e tij për më shumë dhe zemërimi dhe urrejtja e tij janë shumë më të mëdha se asyeja. Ky ujk kërkon probleme kudo që shkon, kështu që ai i gjen lehtë. Ai nuk i beson askujt, kështu që ai nuk ka miq të vërtetë “.

Plaku i vjetër dhe i urtë ulet në heshtje për disa minuta, duke lënë historinë e dy ujqërve të depërtojnë në mendjen e nipit. Pastaj ai ngadalë ngritet, sheh thellë në sytë e nipit të tij dhe vazhdon tregimin: “Ndonjëherë është e vështirë të jetosh me këta dy ujqër brenda teje, sepse të dy luftojnë shumë për të dominuar frymën tënde”.

I mbuluar nga bukuria e tregimit, djaloshi me padurim pyet: “Cili nga ujqërit fiton gjysh?” Dhe me një buzëqeshje të njohur dhe një zë të fortë, ai thotë: “Biri im. Nëse ti zgjedh të ushqesh vetëm ujkun e bardhë, ujku i zi do të presë çdo çast që të ushqehet, dhe do të pres nga ti për t’i kushtuar vëmendje. Ai do të sulmojë ujkun e bardhë dhe shkaktoj shumë probleme, por dikur do të dorëzohet. Paqja, biri im, është një qëllim madhor i jetës”. Një njeri që ka paqen brenda ka gjithçka. Një burrë apo grua që është tërhequr nga lufta e ujkut lakmitar, nuk ka dhe nuk fiton asgjë!