Historia e djalosht që bëri ç’mos për edukim të denjë

Ky është Shannon-i i cili u diplomua në Harvard. Foton e profilit të tij e ndryshoi me foton e mëposhtme dhe si koment kishte zgjedhur fjalët:
Gjatë shkollës së mesme kam punuar në makdonalds deri në orët e vona për të siguruar të hollat e testit universitar. Njëkohësisht duhej të kujdesesha për tre vëllezërit e mi më të vegjël dhe pasi të vija në gjumë, do të rrija deri në katër të mëngjesit duke lexuar.
Pas çdo aktivitetit akademik kthehesha në këmbë në shtëpi, përmes rrugëve të rrezikshme në orët e vona.
Kushedi sa orë kam kaluar me laptopin para tek penxherja e shtëpisë, duke “vjedhur” internetin e komshinjve, për të bërë detyrat e shtëpisë.
Gjatë studimeve mu prish laptopi pasi nuk ishte fikur për 150 orë. Për të blerë një tjetër kam punuar si pastrues banjosh, kam rregulluar rafte librash, kam shitur rroba etj… Gjatë gjithë jetës kam sakrifikuar dhe kam dhënë maksimumin për të siguruar të hollat e studimeve. Unë jam djali i një punonjësi magazine dhe një emigranti. Jam i pari që diplomohem në familjen time. Sot unë jam i porsa diplomuar në Harvard.

Marrë nga statusi në Facebook i Elmaz Fida