Hidhet shorti për çerekfinalet e Kupës FA, na pret një super derbi

Sot është hedhur shorti për fazën çerekfinale të garave të Kupës FA. Skuadrat angleze të kualifikuara në raundin e pestë të garave në Kupën FA kanë mësuar sot kundërshtarët e tyre. Ky short na ka dhënë një super derbi, atë mes Manchester United dhe Chelsea. Kjo ndeshje konsiderohet si kryendeshja e kësaj faze, përcjell lajmi.net. Kampionët e Premierligës do të përballen me fituesin e çiftit Middlesbrough – Newport. Më poshtë, lajmi.net ua përcjell të gjitha çiftet e fazës çerekfinale të Kupës FA. /Lajmi.net/ Çiftet e 1/8-ës në Kupën FA: Bristol City – Shrewsbury/Wolves AFC Wimbledon – Millwall Doncaster – Crystal Palace Middlesbrough/Newport – Manchester City Chelsea – Manchester United Swansea – Barnet/Brentford Portsmouth/QPR – Watford Brighton/West Brom – Derby