Hetimet e para zbulojnë se si e humbi jetën Sala

Pas gjetjes së trupit të Emiliano Salas në fund të javës së kaluar, janë zbardhur disa detaje të reja. Kompania e aksidenteve ajrore në Angli ka zbardhur disa detaje të reja rreth rrëzimit të aeroplanit që po e barte Emiliano Salan nga Franca për në Cardiff. Sipas tyre, sulmuesi argjentinas ka ndërruar jetë, pas disa goditje që kishte marrë në kokë gjatë rrëzimit të aeroplanit, përcjell lajmi.net. Sala ishte zhdukur më 21 janar, gjersa po e kompletonte transferimin e tij nga Nantes për 20 milionë euro te Cardiff City. Siç bëjnë të ditur mediat angleze, argjentinasi do të kishte shpëtuar, po mos të kishte goditur kokën për disa pjesë të shkëputura të aeroplanit. Hetimet janë duke vazhduar rreth rrëzimit të aeroplanit, gjersa trupi i pliotit ende nuk është gjetur.