Hetime mbi blerjen e Milanit

Një prokuror publik ka filluar hetimet për shitjen e klubit të Milanit nga Silvio Berlusconit te Yonghong Li.

Biznesmeni kishte blere në prill klubin kuqezi, duke e financuar blerjen me një hua të marr nga Elliott Management.

Një numër i burimeve të Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport, bëjnë të ditur se një prokuror vetëm ka filluar punën për të hetuar nga afër shitjen e klubit.

E rëndësishmja është se hetimi ka filluar me dosjen “Model 45”, që do të thotë se nuk ka dyshim për një krim në hetimet fillestare.

Hetimi thuhet se rrjedh nga një raport i Guardia di Finanza, ku mendohet se ka tri transaksione të të dyshimta që datojnë në dhjetor.

Nuk është kjo çështja e vetme jashtë fushës për Milanin, pasi ata gjithashtu janë në hetim nga Financial Fair Play për rifinancimin e borxhit të tyre ndaj Elliott.

Aksionarët duhet të miratojnë një tjetër kredi me 30 deri 35 milionë euro, dhe Gazzetta della Sport ajo vjen nga Elliott dhe jo nga Li.

Ndërkohë, takimi me UEFA-n në Nyon për një marrëveshje është vendosur me 19 ose 20 prill.

Borxhi i Milanit është 303 milion euro.

SHPËRNDAJE