Henry në prezantimin te Monaco: Dua të bëhem si këta dy trajnerë

Një legjendë tek Arsenali dhe Barcelona, ndërkohë që karrierën e kishte nisur tek Monaco. E pikërisht aty, tek klubi nga principata, Thierry Henry do të provojë eksperiencën e tij të parë si trajer, duke marrë kështu vendin e Leonardo Jardim.

E pikërisht kjo është gjëja që ka krijuar njëfarë ndarjeje të tifozëve, për sa i përket këtij vendimi të drejtuesve. Si futbollist, Henry ka fituar gjithçka, ndërkohë përvoja e tij e vetme është ajo e zëvëndës-trajnerit të Belgjikës. 41-vjeçari është njohur gjithmonë si një njeri i thjeshtë dhe modest, e këto cilësi i shfaqi edhe në konferencën e tij të parë përpara mediave franceze:

“Monaco ka një vend të veçantë në zemrën time, këtu kam shënuar golin e parë si profesionist dhe jam rritur shumë nën drejtimin e Wenger. Dëshiroj të falënderoj paraardhësin tim, Leonardo Jardim, i cili do të ngelet gjithmonë në historinë e këtij ekipi, për ato çfarë ka arritur. Për sa i përket modeleve që kam si trajnerë, ata janë padyshim Wenger dhe Guardiola, shpresoj të jem i suksesshëm si ata”, ka deklarur Henry, përcjell SS.

Kampionë të Francës në sezonin 2016-2017, ku gjithashtu arritën në gjysmëfinalet e UEFA Champions League, skuadra e Monacos nuk e ka nisur mirë këtë kampionat, duke grumbulluar vetëm 6 pikë në 9 ndeshjet e para. Ardhja e Thierry Henry shihet si një pikë kthese në principatë, ku fitorja mungon që prej 11 gushtit.