Hebrenjtë fanatikë bastisin Mesxhid-i Aksanë

Të paktën 284 hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite kanë hyrë në oborrin e Mesxhid-i Aksa-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë kësaj dite, ku sipas kalendarit hebrenj shënohet festa Shavuot, hebrenjtë fanatikë në shoqërim të policisë izraelite nga porta El-Megaribe të Mesxhid-i Aksa-së kanë hyrë në oborrin e Harem-i Sherifit.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Fondacionit Islam në Kuds, Firas Dibs për AA tha se “Një numër i madh i hebrenjve fanatikë kryen bastisje në Aksa nën shoqërim të policëve izraelitë të cilët në masë të madhe ndodhen në portat dhe oborret e Harem-i Sherifit”.

Dibs tha se 284 hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia Izraelite kanë kryer rituale talmudike dhe kanë shkelur ndershmërinë e Harem-i Sherifit.

Kudsi Lindor është qytet në të cilin ndodhet xhamia Al-Aksa, e cila ka qenë kibla e parë, drejt së cilës muslimanët janë orientuar gjatë faljes.

SHPËRNDAJE