Haxhiu: Aktivistit tonë të sëmurë, burgu nuk po ia ofron ushqimin që ia ka caktuar mjeku

Disa aktivistëve të Vetëvendosjes iu është vazhduar paraburgimi dje nga Gjykata Themelore në Prishtinë për disa urdhër arreste nga aksione të mëhershme të ndërmarra.

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se njëri ndër ta është i sëmurë dhe për këtë arsye, mjeku i ka caktuar ushqim të veçantë. Por, sipas saj, burgu nuk po ia ofron ushqimin e caktuar atij.

“Sipas informacioneve që i kemi, njërit nga ta, Hajredin Krasniqit, për shkak të disa problemeve shëndetësore, mjeku i ka caktuar ushqim tjetër. Edhe përkundër kësaj, të njëjtit, ende nuk i është siguruar ushqimi i caktuar nga mjeku”, ka bërë të ditur Haxhiu.

“Ne thërrasim drejtorin e burgut të Pejës të mos lejojë shkelje të tilla dhe të respektojë legjislacionin në fuqi. Neni 39 paragrafi 2 i Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale thotë: 2. Personi i dënuar i cili kryen punë të rënda, personi i sëmurë̈, gruaja shtatzënë, ose ajo e cila ka lindur fëmijë̈ kanë të drejtë në ushqim të caktuar nga mjeku. Po ashtu thërrasim institucionin e Avokatit të Popullit dhe organizatat që monitorojnë burgjet, të kërkojnë ndaljen e këtyre shkeljeve”, ka shkruar ajo.