Haxhi Krasniqi e mposht polakun Grafka (Video)

Boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi, ka fituar meçin ndaj polakut Bartlomiej Grafka.

Me këtë meç, Krasniqi ka bërë një hap të vlefshëm për përpjekjen e tretë për titullin kampion bote në peshat super të mesme.

Në një atmosferë fantastike, të krijuar nga tifozëria shqiptare, që nuk rreshti së mbështeturi Robin Krasniqin, 30-vjeçari nga Juniku ia doli të zhvillojë një ndeshje mjaft të mirë në 4 raundet e parë, ndërsa në 4 të tjerët ndjeu lodhjen dhe si rrjedhojë, lëshoi terren ndaj kundërshtarit.

Gjithsesi, ia doli të ruajë avantazhin fillestar dhe të triumfojë në këtë sfidë. Krahas Robinit, këtë mbrëmje triumfuan edhe boksierët shqiptarë, Elvis Hetemaj dhe Jurgen Uldedaj. Krasniqi rikthehej në ring pas thuajse 10 muajsh, kur humbte përballë gjermanit Arthur Abraham.

Krasniqi tanimë i ka 46 fitore dhe pesë humbje.