Haradinaj zbulon lartësinë e pagave të policëve, sipas gradave

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka prezantuar rritjet e sakta të pagave për Policinë e Kosovës, sipas Ligjit të ri për pagat.

Ai këtë e ka bërë me rastin e pensionimit të policit, Asllan Krasniqi për të cilin ka organizuar një pritje, njofton Klan Kosova.

Këto janë rrogat e reja për policët:

Policët e rinj – 468 euro

Policët e lartë – 513 euro

Rreshterët – 558 euro

Togerët – 634 euro

Kapitenët – 694 euro

Majorët – 906 euro

Dhe policët me gradën e nënkolonelit Haradinaj ka thënë do të kenë rritje në rrogë vetëm 27 euro, pa përmendur totalin.