Haradinaj tregon përse nuk po marrin pjesë në seancë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se seanca që po mbahet sot është e pakuptimtë, njofton Klan Kosova.

Këtë deklaratë e bëri Haradinaj në hollin e Kuvendit të Kosovës, derisa brenda në sallë po mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Opozita.

“Unë dje kam kërkuar debat, t’i dëgjoj dhe të përballemi, e lëshuan sallën, sot kjo që po ndodh është e pakuptimtë”, tha tutje Kryeministri.

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Opozita, po mungon PAN-i.