Haradinaj tregon në detaje se çfarë u diskutua në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar në një konferencë për media se çfarë u diskutua në takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit.

“Ju kërkojmë falje mediave që nuk ju kemi marrë me vete. Në këtë takim kemi paraqit qëndrimet e Kosovës për perspektivën tonë evropiane.

Kishim edhe një takim me komisionerin Hahn. Me të gjitha takimet e kemi shfrytëzu mundësinë për me raportu për punët e bëra, për prioritetet e identifikume, për qëndrimet tona për temat me rëndësi, si zhillimet rajonale, dialogu.

Në secilin takim ka dominu edhe çështja e liberalizimit të vizave. I kam tregu qëndrimet tona që është tregu një shpërputhje për ne, që ka një vonesë për Kosovën pasi që jemi në fazën më të vogël dhe jemi privu nga e drejta për qarkullim të lirë pa viza” ka thënë Haradinaj./Indeksonline/