Haradinaj takon Veselin, e njofton për takimin e Berlinit ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka takuar Kryekuvendarin Kadri Veseli.

Atë e ka njoftuar për takimin e Berlinit që ka ndodhur para dy ditësh ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, njofton Klan Kosova.

“Prita në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Kadri Veseli me të cilin biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend. E njoftova z.Veselin për ecurinë e takimit në Berlin në mes përfaqësuesve të Zyrës së Kryeministrit, Kancelares Merkel, Presidentit Macron dhe palës serbe”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Ky takim kishte për qëllim evidentimin e zbatimit të marrëveshjeve nga dialogut teknik dhe çka duhet të bëhet në vazhdim. Në këtë takim Kosova i ka raportuar Berlinit zyrtar që Kosova i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e Brukselit dhe është e gatshme të vazhdojë këtë dialog, tashmë të kornizuar që çon në një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme dhe që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”.