Haradinaj reagon ndaj vrasjes së 14-vjeçarit në Kamenicë: Veprim jonjerëzor dhe i pafalshëm

Edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vrasjes së 14 vjeçarit nga babai i tij.

Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se vdekja tragjike e të miturit nga Kamenica është lajm i trishtë, veprim jonjerëzor dhe i pafalshëm.

“Institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për kryesin e këtij akti dhe për të parandaluar dhunën në familje.”

“Familja është shtylla e një shoqërie dhe vlerat e saj duhet mbrojtur nga çdo cenim”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkaq, mësohet se një mijë euro ishin shkaku i vrasjes së të miturit nga fshati Karaçevë e Poshtme e Kamenicës.

Vrasjen e tij e ka dënuar edhe Presidenti i Hashim Thaçi. / Telegrafi/