Haradinaj premton rritje të pagave për mjekë e arsimtarë

Ramush Haradinaj e ka prezantuar si arritje të Qeverisë dyfishimin e pagave për zyrtarët qeveritarë. Ka premtuar se rritje të pagave do të ketë edhe për mjekë e arsimtarë pasi të miratohet Ligjin për Nivelizimin e Pagave.

“Pagat në sektorin publik janë rritur. Jemi në proces me Ligjin për nivelizimin. Do të ketë rritje edhe për mjekët dhe arsimtarët. Gjyqtarët dhe Prokurorët kanë pasur rritje me rritjen e fundit”.

Me këtë rast, Haradinaj, ka konfirmuar se pagat e zyrtarëve të Qeverisë, Prokurorisë dhe Gjykatave do të merren me rritje, ashtu siç kishte vendosur para gjashtë muajsh.