Haradinaj për taksën: Amerika flet vet, Thaçi s’është zëdhënës i saj

Ka përfunduar takimi në mes krerëve të shtetit dhe ekipit negociator. Pas këtij takimi, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është diskutuar vetëm për platformën e dialogut Kosovë-Serbi. “Platforma është një dokument i qëndrueshëm i parimeve por edhe i qëllimeve që ka Kosova në dialog. Kjo platformë buron nga kushtetuta i obligohet kushtetutshmërisë edhe është një garancë e mirë për Kosovën”, ka deklaruar Haradinaj, raporton lajmi.net. Tutje ai ka thënë se nuk kanë pasur rast të bisedojnë për taksën. “I dhashë përkrahje platformës, me siguri se do mbajmë konsulta edhe me liderë opozitar dhe nëse VV e LDK nuk marrin pjesë në delegacion mund ta japin kontributin e vet me përkrahje për platformën”, ka thënë Haradinaj duke injoruar vazhdimisht pyetjet rreth taksës. Haradinaj ka shtuar se nuk dëshiron që në këto takime të përzihen temat. “Nuk i kisha përzi temat. Amerika flet vet, as presidenti as un s’jem zëdhënës të Amerikës, flasin vet dhe i shpjegojnë gjanat”.I pyetur nëse ka ndryshuar qëndrim për taksën, ai ka thënë se nuk do t’i përsëri deklaratat që i ka dhënë më herët.
SHPËRNDAJE