Haradinaj: Me krenari mora përgjegjësinë që të vazhdoj t’i prijë AAK-së

Në Kuvendin e VIII-të  Zgjedhor të AAK-së, Ramush Haradinaj u rizgjodh kryetar i kësaj partie.

Kryeministri Haradinaj ka deklaruar se me krenari merr përgjegjësinë për t’i prirë AAK-së.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është parti atdhetare, e vlerave të lirisë, të Kushtetutës, demokracisë dhe angazhohet për miqësi të përhershme me Amerikën, duke qëndruar paluhatshëm në rrugëtimin euro-atlantik. Kuvendi VIII Zgjedhor i AAK-së i fuqizoi edhe më tej këto zotime dhe parime partiake. Me krenari mora përgjegjësinë që të vazhdoj t’i prijë AAK-së, me synim krijimin e vlerës së re të një projekti serioz, me të gjithë qytetarët e vendit. Falemnderit Aleancë për besimin dhe na priftë e mbara!” ka shkruar Haradinaj.