Haradinaj më 1 korrik në Francë për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin ka biseduar rreth liberalizimit të vizave për kosovarët dhe procesin e integrimit.

Pas takimit që ka zhvilluar me ambasadorin francez, Haradinaj ka paralajmëruar se me 1 korrik, do të takohet edhe me ministrin e Brendshëm të Francës, Chistophe Castaner, për liberalizimin e vizave.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se takime do të ketë edhe me përfaqësues të tjerë institucional dhe politik të Francës.

Shkrimi i plotë:

“Më 1 Korrik, do të takohem me Ministrin e Brendshëm të Francës Christophe Castaner, për liberalizimin e vizave.

Prita sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert me të cilin diskutuam për vizitën time zyrtare në Paris dhe takimin me Ministrin e Brendshëm Castaner.

Me qëllim të koordinimit dhe avancimit të agjendës së Kosovës për liberalizimin e vizave dhe integrimin europian, partneritetit bilateral politik dhe ekonomik me Francën, Qeveria ka finalizuar përgatitjet dhe argumentet e saja, të cilat ia paraqita Ambasadorit Chabert dhe të cilat do t’i paraqesim edhe para zyrtarëve francez. Në këtë vizitë do të zhvilloj takime edhe me përfaqësues të tjerë institucional dhe politik të Francës, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe kërkimin e mbështetjes për avancimin e agjendës evropiane të vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

SHPËRNDAJE