Haradinaj jep detaje për takimin me Merkelin

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, sot do të udhëtojë për në Gjermani, ku do të takohet me kancelaren, Angela Merkel.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot do të takohet në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, shkruan lajmi.net.

Para takimit, Haradinaj ka shkruar në rrjetin social Facebook, se kjo është një vizitë pune do të ketë për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe besimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë si partnere strategjike.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Të nderuar qytetarë,

Sot do të udhëtoj në Berlin për një vizitë një ditore gjatë të cilës do të takoj Kancelaren Angela Merkel, Kryetarin e Bundestagut Ëolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare në Bundestag, do të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” dhe do të jem pjesë e lutjeve të mëngjesit në Berlin.

Kjo vizitë pune do të ketë për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe besimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë si partnere strategjike.

Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime europiane dhe në fushën e sigurisë.

Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta.