Haradinaj i pakënaqur: AAK-ja ka besimin e 16% të qytetarëve, vetëm 1% i ka të punësuar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka komentuar edhe një për taksën, duke thënë se tarifa nuk hiqet por dialogu duhet të vazhdojë.

Kryeministri ka folur edhe për punësimet partiake, ku ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka më së paku gisht në këtë proces.

Duke ju përgjigjur deklaratës së ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili tha se korrupsioni dhe nepotizmi janë dy problemet më serioze me të cilat po përballet Kosova.

“Punësimi i disa të rinjve ose të afërmeve qoftë me mu ose Aleancës, shiqoni aleanca ka 10 % besimin e popullit të Kosovës, tash na thonë i 16, por në institucione përfaqësojmë 1 për qind. E mirëpres kritikën e ambasadorit, e meriton edhe Britania me na kritiku.”

Haradinaj ka thënë se “po çuditem do që po mundohen me na dhënë moral”, duke adresuar këtë problem edhe të krerët e koalicionit.

“Jam kundër abuzimeve me punës… por më të diskriminuarit janë njerëzit e AAK-së”, ka thënë ai.

Ndryshe, edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar që të ndalohet nepotizmi.

Ai ka qenë i ashpër me abuzimet që kanë bërë njerëzit e pushtetshëm të cilët kanë emëruar pa merita njerëz politik në pozita të institucioneve të pavarura.