Haradinaj heq dorë nga anëtarësimi në Interpol

Kosova heq dorë nga anëtarësimi në Interpol. Këtë e ka bërë të ditur vet kryeministri Ramush Haradinaj.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se Anëtarësimi i Kosovës në Interpol është kontribut direkt në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit.
Republika e Kosovës është e gatshme që të marrë përgjegjësitë e plota si anëtare e Interpolit.
Besimin në Kosovën si anëtare e Interpolit e kanë shprehur tashmë shumë vende, por jo në numër të mjaftueshëm që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë.
Si kryeministër i Kosovës, sot kam marrë vendim për të shtyrë votimin e Kosovës në Interpol për takimin e ardhshëm të kësaj organizate.
I falënderoj të gjithë të involvuarit nga institucionet e Kosovës, por njëkohësisht i falënderoj edhe të gjithë partnerët ndërkombëtar dhe i ftoj të gjithë që në takimin e radhës të punojmë që Kosova të votohet anëtare e Interpolit. Thuhet në njoftimin e Qeverisë.