Haradinaj flet pas koalicionit me PSD-në e Ahmetit, nuk e lë pa e përmend edhe Ushtrinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti edhe zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, në një konferencë për media lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ata janë të hapur për bashkëpunim edhe me Nismën dhe AKR-në, por që ka deklaruar se nuk janë të interesuar për një PAN2.

Haradinaj gjatë kësaj konference nuk e la pa e përmendur edhe votimin për Ushtrinë, ku edhe thuri lavde për partinë e Shpend Ahmetit, raporton lajmi.net.

“Sot është përmbyllë e një punë jo të lehtë, kjo punë ka pasur për bazë qëllimet programore të PSD-AAK. Kemi arritur të bashkojmë ekspertizat më të mira edhe procesin më të mirë për avancimin programorë. Kemi arritur të zgjedhim të gjitha pikat që na presin. Mendoj që sot jemi më të përgatitur të marrim përgjegjësit pas këtyre zgjedhjeve. Nuk kemi treguar asnjë neglizhencë në përgjegjësit që i kemi. Me kujtohet koha e votimit për Ushtrinë e Kosovës në atë kohë kur Lista Serbe u largua nga Kuvendi dhe ishe partia e Shpend Ahmetit që i dha përkrahje për mos të dështuar ushtria. Ia mundësuam Kosovës dhe Qeverisë më guxua me vendos”, ka thënë Haradinaj.

“Jemi të hapur për bashkëpunim me Nismën me AKR-në më këto parti. Nuk synojmë PAN 2 apo 3, por jemi që subjektet tjera politike që kanë pikëpamjet të ecim përpara, nuk i kemi mbyll dyert. Ne nuk po presim nga askush ne po krijomë boshtin e fitores”, ka thënë Haradinaj.